
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Himarë 28-vjeçari turk
28-vjeçari turk Faruk Ozer, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është kapur në Himarë. Mësohet se i riu ka pasur një kompani turke në të cilën ftonte biznesmenë të ndryshëm të investonin në kriptomonedha.
Më pas është zhdukur duke marrë përfitime që i kalojnë 2 mln dollarë.
Policia njoftoi se i riu akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit.