Ndryshohet emri i Turqisë

Nga tani e tutje Turqia do të njihet si Türkiye në Kombet e Bashkuara, pasi u pranua kërkesa zyrtare nga Ankaraja.

Disa organeve ndërkombëtare do t’u kërkohet të bëjnë ndryshimin e emrit si pjesë e një fushate riemërtimi të nisur nga presidenti turk në fund të vitit të kaluar.

“Turkiye është përfaqësimi dhe shprehja më e mirë e kulturës, qytetërimit dhe vlerave të popullit turk,” tha Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalimit në muajin dhjetor.

OKB tha se e bëri ndryshimin sapo mori kërkesën këtë javë.

Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Türkiye. Megjithatë, ‘Turqi’ përdoret gjerësisht, edhe brenda vendit.

Transmetuesi shtetëror TRT bëri ndryshimin menjëherë sapo u njoftua vitin e kaluar.

Si pjesë e ri-emërtimit “Made in Türkiye” do të shfaqet në të gjitha produktet e eksportuara, dhe në janar u nis një fushatë turistike me frazën tërheqëse “Hello Türkiye”.

Ky veprim është pritur me një reagim të përzier në internet. Ndërsa zyrtarët qeveritarë e mbështesin atë, të tjerë thonë se është një shpërqendrim joefektiv, ndërsa presidenti përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, mes një krize ekonomike.

Nuk është e pazakontë që vendet të ndryshojnë emrat e tyre.

Në vitin 2020, Holanda/ Netherlands hoqi dorë nga emërtimi Hollanda/ Holland në një lëvizje riemërtimi. Dhe para kësaj, Maqedonia ndryshoi emrin e saj në Maqedoni e Veriut për shkak të një mosmarrëveshjeje politike me Greqinë, dhe Sëaziland u bë e-Sëatini në vitin 2018.

Më tej, Irani quhej Persia, Siam tani është Tajlandë dhe Rodesia u ndryshua në Zimbabve.

*Tibo News.