
Ndalohet shitja e pudrës së bebes J&J në të gjithë botën
Johnson & Johnson do ndalojë prodhimin dhe shitjen e pudrës së bebeve në të gjithë botën. Ky njoftim ka ardhur dy vite pas ndalimit të shitjes së produktit në SHBA nga gjiganti i kujdesit.
Kjo kompani është paditur nga mijëra gra që pretendojnë se pluhuri përbante azbest dhe shkakton kancer avarian. Megjithatë kompania tregoi se sipas kërkimeve, produkti i tyre është i sigurt për t’u përdorur.
J&J tashmë ka dalë edhe me një deklaratë.
“Pozicioni ynë për sigurinë e talkut tonë kozmetik mbetet i pandryshuar. Ne qëndrojmë fort pas dekadave të analizave shkencore dhe të pavarura.”
Në vitin 2020, kompania tha se do e ndalonte shitjen e pudrës së bebeve në SHBA dhe Kanada, për shkak të rënies së kërkesës që kishte ardhur nga dezinformimi në lidhje me sigurinë e produktit.
Sipas një kërkimi nga “Reuters” në 2018, J&J e dinte se kishe azbestin të pranishëm në produkt.