
Ndalim fluturimesh në SHBA
Me qindra fluturime u anuluan në SHBA mëngjesin e kësaj të mërkure pasi një defeki që goditi sistemin kompjuterik të Administratës Federale të Aviacionit.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është informuar për ndërprerjen e fluturimeve dhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka prova të një sulmi kibernetik deri tani.
Biden ka bërë thirrje për një “hetim të plotë mbi shkaqet” e kësaj ndërprerje.
Gjatë kësaj kohe, rreth 4.600 fluturime u shtynë, ndërsa rreth 800 të tjera u anuluan.
Administrata Federale njoftoi vazhdimisht se po punohej për të rivendosur sistemin që paralajmëronte pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit.
Sipas dëshmive zyrtare operacionet në të gjithë Sistemin Kombëtar të Hapësirës Ajrore u prekën.
Pas disa orësh trafiku ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu rikthye normalitetit dhe defekti u rregulla.
*TiboNews