
Nafta dhe gazi mbushin arkat e buxhetit rus
Shitjet e naftës dhe gazit natyror nga Rusia tejkaluan shumë parashikimet e vitit 2021 si rezultat i rritjes së çmimeve.
Fitimet nga nafta dhe gazi po zënë rreth 36% të buxhetit total të vendit.
Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi tejkaluan planet fillestare me 51.3% në vitin 2021, duke arritur në 119 miliardë dollarë.
Por, Rusia ka një ndikim të madh në tregjet evropiane të gazit, madje edhe në vendet që nuk i furnizon drejtpërdrejt.
Ministria ruse e financave kishte vendosur në fillim një çmim të naftës prej 45 dollarë për fuçi gjatë përpunimit të buxhetit për vitin 2021.
Kompania ruse e eksportit të gazit “Gazprom” tha se çmimi ka të ngjarë të arrijë në 280 dollarë, me të dhënat përfundimtare që nuk vijnë ende.
Sipas bankës qendrore, eksportet totale të Rusisë arritën në 489.8 miliardë dollarë në vitin 2021. Nga kjo, nafta e papërpunuar përbënte 110.2 miliardë dollarë, produktet e naftës 68.7 miliardë dollarë, gazi natyror i tubacionit për 54.2 miliardë dollarë dhe gazi natyror i lëngshëm 7.6 miliardë dollarë.
Kartëmonedha Rubla do të përfitojë nga çmimet e larta rekord të gazit natyror në Evropë, pasi të ardhurat nga gazi nuk absorbohen nga Fondi Kombëtar i Pasurisë së Rusisë.