
Musk premton ndryshime në Twitter
Elon Musk zotohet për përmirësime të rëndësishme në Twitter, pasi faqja njoftoi planet për emërimin e anëtarit më të ri të bordit.
Emërimi do të bllokojë mundësitë për një ofertë për blerje nga Musk. Ai nuk mund të zotërojë më shumë se 14.9% të aksioneve të Twitter për sa kohë do të jetë në bordin e kompanisë.
Zbulimi i 9.2% të aksioneve të Musk në Twitter nxiti spekulime për qëllimet e tij si aksionari më i madh i kompanisë, që varionin nga një marrje e plotë e platformës në marrjen e një pozicioni aktiv.
CEO i Twitter shkroi për Musk se ai është një besimtar i pasionuar dhe kritik i fortë i shërbimit, i cili është pikërisht ajo që çka na nevojitet në Twitter.
Musk nuk ka dhënë asnjë detaj për planet e tij për kompaninë, e cila po përpiqet të rrisë përdoruesit aktivë në platformën e saj.
Musk, i cili ka qenë kritik ndaj platformës së mediave sociale ka drejtuar një sondazh në Twitter duke pyetur përdoruesit nëse besojnë se platforma i përmbahet parimit të fjalës së lirë.
Pasi zbuloi aksionet e tij të hënën, Musk bëri një tjetër sondazh në Twitter duke pyetur përdoruesit nëse duan një buton redaktimi. Një veçori e shumëpritur në platformat e mediave sociale ku ka punuar.
Musk bleu të hënën 9.2% të aksioneve të Twitter.
Njeriu më i pasur në botë do të jetë gjithashtu anëtar i bordit të Endeavour, pronar i UFC-së, deri më 30 qershor. Ai është gjithashtu themeluesi i SpaceX.