Moti keq, probleme në stadiumin e Ballshit

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e  Ballshit, ku në stadiumin “Adush Muça” rrëshqitja e dherave ka dëmtuar një pjesë të sektorit pas tribunës.

Pjesa e argjinaturës është shembur duke zënë disa makina, fatmirësisht pa lëndime në njërëz.

Ditën e sotme në Ballsh luhet ndeshja Bylis -Laçi, ku ballshiotët luajnë në shtëpi.

Policia ka marrë përsipër sigurimin e zonës duke kufizuar vendosjen e tifozëve në zonën e dëmtuar.

Sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.