Mot i pazakontë në Francë dhe në Spanjë

Një mot i pazakontë në Francë dhe në Spanjë.

Shumë zona nga këto dy vende po përjetojnë temperatura të ngrohta fund-tetori. Në Rivierën Franceze, temperaturat kanë shënuar rritje deri në 21 gradë.

Sipas meteorologëve, në këto ditë tetori zakonisht është ftohtë. Ndërkohë që miliona banorë që janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit, në gjithë Europën tdhe ë cilëve u është kërkuar të mos ndezin ngrohëse, duhet të jenë ata më të “lumturit”.

Sipas ekspertëve, temperaturat e pazakonta mund të jenë gjithashtu një shenjë e ndryshimit të modelit të motit, pas një vere me nxehtësi ekstreme në Europë, me zjarre të egra dhe thatësira.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

OKB-ja ka paralajmëruar se nuk ka një rrugë të besueshme për të mbajtur rritjen e temperaturave globale nën pragun kryesor prej 1.5 gradë Celsius.

Në ditët e ardhshme Nice mund të presë temperatura maksimale ditore prej rreth 24 gradë Celsius, me një parashikim të ngjashëm për Malagën në jug të Spanjës.

Franca ka regjistruar temperatura prej pesë deri në gjashtë gradë mbi normalen në 10 ditët e fundit.

Françoise Vimeux, një shkencëtare në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Franceze për Zhvillimin e Qëndrueshëm, tha se ishte shumë e mundshme që moti i butë t’i atribuohej ndryshimit të klimës.

*Tibo News