
Mos harroni çadrën, moti do të ketë surpriza ditën e sotme
Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vanësirat të shtohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë. Reshjet më të dukshme pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.