Monopatinat do të regjistrohen, si makinat e motorët
Sipas ekspertëve, regjistrimi i këtyre mjeteve do të ndihmonte edhe në përcaktimin e numrit të tyre që lëvizin në rrugët urbane.
“Po është e mundur sepse në raste se çdo subjekt tregtar e bën një identifikim të një mjeti që e ka në shitje sigurisht kërkohet të pajiset me një numër shasie, vetëidentifikuese, unike falë bashkëpunimit me DPSHTRR që ne e klasifikuam, e futëm në dispozitat e kodit rrugor dhe aplikuam masat administrative në lidhje me këtë kategori. Shpresojmë që të realizohet edhe kjo sepse është një ogur i mirë që të kesh të dhëna të sakta në lidhje me mjetet që qarkullojnë në rrugë.”
Në ndryshimet e reja pritet të përcaktohet dhe mosha e lejuar për të përdorur skutera elektrikë.
Kjo kategori jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrugë të tjera të vendit pasi janë kthyer në një shqetësim për lëvizjen pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor si dhe burim aksidentesh.
Policia rrugore ka konstatuar në disa raste drejtues të monopatinave të cilët lëviznin edhe në autostradë.