
Misteri pas 22 vitesh me dy blloqet e Charles Darwin
Dy blloqe të vjedhura në të cilat janë hedhur shënimet më të rëndësishme të shkencëtarit Charls Darwin janë kthyer në Universitetin e Kembrixh, por pas 22 vitesh qëkur u panë për herë të fundit dhe në mënyrën më misterioze.
Dy blloqet të vegjël të mbështjellë me lëkurë vlejnë më shumë se miliona paund dhe përfshijnë skicën e shkencëtarit të pemës së jetës.
Mediat ndërkombëtare sollën në vëmendje edhe disa muaj më parë faktin se si ishin zhdukur dy blloqet dhe pati edhe një apel mbarëbotëror për t’i gjetur ato e për t’i kthyer në vendin e duhur.
Përtej gëzimit që dy blloqet ndodhen në vend të sigurt tashmë, pyetja që lind është: Kush i kishte marrë dhe kush i ktheu? Shënimet e Darwin u lanë në mënyrë anonime në një çantë dhuratash ngjyrë rozë të ndezur dhe brenda kutisë origjinale ku mbaheshin dy blloqet dhe një zarf i thjeshtë kaf.
Mbi të ishte shkruar një mesazh urues: “Gëzuar Pashkët X”. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat që kishin marrë dy blloqet dhe arsyet.
Misteri në çështjen se kush i mori e i ktheu shënimet jetësore të Darwin vazhdon, por një gjë është e sigurt: Puna e Charles Darwin mbi teorinë e evolucionit me anë të seleksionimit ndryshoi mënyrën se si ne mendojmë për botën natyrore.
*Tibo News