
Ministrat e BE mblidhen për emigrimin e paligjshëm
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian diskutuan këtë të enjte se si mund t’i kthejnë emigrantët e pa rregullt në vendin e tyre të origjinës në mënyrë efektive.
Masa të tjera që mund të ndërmerren janë edhe kufizimet e vizave për vendet të cilat nuk bashkëpunojnë.
Malmer Stenergard, ministre e migracionit për Suedinë, vend i cili ka edhe presidencën e KE-së deklaroi se kthimi i emigrantëve të paligjshëm është një çështje vërtet e rëndësishme.
Sipas të dhënave të përmendura nga Komisioni Evropian, në vitin 2021 në vendet e BE-së u vendos të ktheheshin 340 500 persona në vendet e tyre të origjinës, por vetëm 21% e këtyre rasteve u zbatuan në mënyrë efektive.
Në vitin 2020, BE-ja miratoi një mekanizëm ku dhënia e vizave për disa vende lidhet drejtpërdrejt me bashkëpunimin e këtyre vendeve për sa i përket riatdhesimit të emigrantëve të paligjshëm.
Suedia e cila kryeson këshillin ka vendosur që të konsiderojë të rëndësishëm potencialin e këtij mekanizmi.
Aktualisht nën sanksione nga BE-ja është vetëm Gambia e cila akuzohet për mungesë bashkëpunim.
*TiboNews