
Mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë foshnjën që lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri
Lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri nga tërmeti, foshnjen Ayan po ofrohen mijëra njerëz ta adoptojnë. Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nënë, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.
Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.
Ndërsa një mjek tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me qumësht gjiri.”
M.H/ TiboNews*