Mijëra fermerë “paralizojnë” Berlinin

Berlini është shndërruar në qendrën e protestave të fermerëve nga e gjithë Gjermania kundër planit të qeverisë Scholz për të shkurtuar paketat e subvencionimeve për naftën.

Pasi prej disa ditësh kanë shprehur revoltën e tyre duke bllokuar hyrjet e autostradave dhe ngadalësuar trafikun në të gjithë Gjermaninë, 10.000 fermerë, me mjetet e tyre bujqësore e nisën javën duke bllokuar simbolin e kryeqytetit, “Portën e Brandenburgut”.

Kërkesat e fermerëve mbeten të qarta, ata dëshirojnë vazhdimi i plotë i subvencionimit për naftën, të cilin ata e konsiderojnë vendimtar për sektorin prodhues, por edhe mbështetje më e gjerë për sektorin e bujqësisë, i cili vitet e fundit është prekur fuqishëm nga konkurrenca e pandershme nga jashtë dhe pasojat më të gjera të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike.