
Microsoft do të shkurtojë 11,000 vende pune
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se gjigandi i teknologjisë Microsoft planifikon të shkurtojë me mijëra vende pune në sektorë të ndryshëm.
Pushimet nga puna të punonjësve në sektorin e teknologjisë nga Microsoft pasojnë lëvizjet e njëjta edhe nga kompani të tilla si Amazon apo Meta të cilat kanë ndërmarrë të njëjtin veprim.
SkyNews në Mbretërinë e Bashkuar duke cituar burimet e saj ka deklaruar se Microsoft do të pushojë nga puna 5% të fuqisë së saj punëtore ose rreth 11 mijë njerëz.
Sipas raportimeve paraprake pritet që kjo lëvizje të prek kryesisht inxhinierët dhe stafin e rekrutimit brenda kompanisë.
Microsoft është nën presion për të ruajtur ritmet e rritjes në njësinë e saj cloud Azure, pas disa tremujorësh rënieje në tregun e kompjuterëve personalë që dëmtuan shitjet e Windows dhe pajisjeve të ndryshme.
Gjiganti i teknologjisë nuk pranoi të komentojë mbi raportet për shkurtimet e vendeve të punës.
Analistët thonë se kjo lëvizje e kompanisë tregon se sektori i teknologjisë po lufton nga kërkesa më e ngadaltë dhe do të vazhdojë të shkurtojë vendet e punës.
*TiboNews