Meta ofron shitjen e mallrave virtuale në Metaverse

Kompania e Facebook dhe Instagram, Meta  do t’u japë krijuesve të përmbajtjes mundësinë për t’u shitur artikuj virtualë përdoruesve në Horizon Worlds, platforma e saj kryesore në metaverse.

“Dikush mund të bëjë dhe të shesë aksesorë për një botë të modës ose të ofrojë hyrjen me pagesë në një pjesë të re të një bote,” tha grupi i teknologjisë kaliforniane në një njoftim për shtyp.

Metaverse, e shpallur nga Meta dhe kompani të tjera si e ardhmja e internetit, përbëhet nga një grup “universesh” paralele të aksesueshme kryesisht përmes platformave të realitetit virtual.

Meta, të ardhurat, e të cilit varen në masë të madhe nga reklamat e ka bërë misionin e saj të japë një kontribut të madh në shfaqjen e metaverse dhe po zë vendin e saj në betejën e radhës për vëmendjen e publikut.

Për këtë qëllim, gjigandi i rrjeteve sociale po kërkon të tërheqë krijuesit e përmbajtjeve, të cilët ka të ngjarë të tërheqin më shumë përdorues të rinj.

Ajo kishte krijuar tashmë një fond prej 10 milionë dollarësh për krijuesit në Horizon në tetor, ku tashmë ekzistojnë më shumë se 10,000 “botë” të ndryshme, sipas kompanisë

Kompania gjithashtu planifikon të testojë bonuse për krijuesit që arrijnë qëllime të caktuara – të tilla si “ndërtimi i botëve që tërheqin më shumë kohën e shpenzuar”.

Këto bonuse nuk do t’i nënshtrohen tarifave dhe do t’u paguhen plotësisht krijuesve, tha Meta, ndryshe nga të ardhurat nga artikujt virtualë.

Horizon Worlds ka më shumë se 300,000 përdorues në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada