Meta i del në krah Berishës me këtë status

Ilir Meta i ka dalë në krah bashkëpunëtorit të tij të vjetër, Sali Berisha duke e quajtur drejtësi me regji politike atë çfarë SPAK-u bëri ndaj familjes së ish kryeministrit.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.” tha ai.

Kreu i PL-së thotë se është shkelur ligji duke dhënë një masë sigurie pa marrë më herët leje nga parlamenti.

Meta shkruan në rrjetet sociale:

“Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Njëjtë si Berisha, edhe Meta thotë se qëllimi i vërtetë i veprimit të drejtësisë është të mbrohet kryeministri.

“Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.”

Ilir Meta bëhet i pari kryetar i një partie opozitare që i del krah Berishës në këto momente. Njëjtë siç Berisha në vitin 2011 i ndenji në krah Ilir Metës, ku u akuzua si i përfshirë në një video skandal që provontenjë aferë korruptive.