AlbanianEnglish

Mesatare më e ulët për t’u pranuar në universitet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave u vendos ulja e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet në universitet.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kryeministrisë, Kushi u shpreh se ky vendim vlen për disa degë studimi, si gjuhët e huaja, biokimi, matematikë apo fizikë.

“Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera”, tha Kushi.

Ministrja tha se vendimi i sotëm, vjen për shkak të shqetësimeve të universiteteve që ka të bëjë me uljen e numrit të studentëve të regjistruar.

You don't have permission to register