Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse

Ish-kancelarja gjermane tha se nuk pendohet për vendimet që ka marrë në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë. Megjithatë, ajo pranoi se duhej të qe bërë më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë. Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar.

Merkel tha se ata që vënë në dyshim vendimet e marra në periudha të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin rreth tyre.