Mënyrat më të shpejta të hidratimit të trupit

Jo vetëm në stinën e verës por në çdo stinë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë të jeni të hidratuar. Mësoni për mënyrat e shëndetshme dhe të duhura për t’u hidratuar shpejt atëherë kur ju nevojitet. Mënyra e parë dhe më funksionale e hidratimit të shpejtë është padyshim pirja e ujit.

Por përveç tij, njeriu mund të hidratohet shpejt edhe falë këtyre ushqimeve dhe pijeve.

Kafeja dhe çaji

Kafeja dhe çaji përmbajnë kafeinën, një stimulues i cili nëse merret në sasi të mëdha, mund të shkaktojë dehidratim. Ama, kur kafeina merret në sasi të kujdesshme, mund të ketë të njëjtat veti hidratuese si uji.

Qumështi i skremuar dhe pa yndyrë

Qumështi ka aftësi të shkëlqyera hidratimi. Ai gjithashtu përmban një përqendrim të lartë elektrolitesh, të cilat ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave të ujit në trup.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet janë shumë hidratuese, sepse 80-99 për qind e përmbajtjes së tyre është ujë. Frutat dhe perimet më hidratuese janë: pjepri, agrumet, frutat e pyllit, karrotat, lakra, sallata dhe spinaqi.

Tibo News*