
Mentor Kikia prezanton “Alternativën Civile”
Analisti dhe gazetar i njohur Mentor Kikia ka prezantuar nismën e fundit të quajtur “Alternativa Civile”, si pjesë e një grupimi qytetar që kërkon ndryshimin e gjendjes në vend. Në linçimin e kësaj platforme, Kikia u ndal tek çështje me rëndësi, si korrupsioni, emigracioni, ekonomia, shëndetësia, mjedisi etj. Ai komentoi për Tibo News dhe situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi dhe thotë se nuk kemi të bëjmë me linçimin e një partie të re, por një paketë propozimesh dhe idesh që do shërbejnë si menuja e fushatës së takimeve me qytetarët, se çfarë duhet bërë për të ndryshuar situatën aktuale në vend.
Megjithatë, Kikia e lë të hapur mundësinë e krijimit të një lëvizje politike, nëse qytetarët do mbështesin idetë.
Mentor Kikia tha se partia aktuale që po qeveris vendin në mandatin e tretë nuk po mban përgjegjësitë e situatës ekonomike dhe të nivelit të korrupsionit.
Eksperiencën si analist dhe gazetar e sheh si një mundësi më shumë për të krijuar besimin tek qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se Alternativa Civile është e hapur për këto që ka ide, dhe kërkon që këto ide të vendosen në shërbim të vendit dhe të vihen në zbatim.
Për Mentor Kikinë, zhgënjimet e qytetarëve edhe në rastet e linçimit të platformave të tilla duhen mirëkuptuar.
*Tibo News