Mëngjesi i njëjtë, i dëmshëm apo i shëndetshëm?

Kjo është një pyetje që i shoqëron shumë prej nesh.

Në fakt ky lloj zakoni ka shumë përfitime.

 

  • Kjo do t’ju kursejë kohë

Kur dini se çfarë do të hani në mëngjes, do të kurseni kohë.

Nëse bëni furnizime me ushqimet që ju duhen në mëngjes, do të bëni pazar më rrallë dhe procesi i përgatitjes së vakteve do të shkurtohet, sepse do ta përsërisni çdo ditë.

 

  • Mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që hanë të njëjtën gjë për mëngjes kanë më pak probleme me obezitetin.

Një nga arsyet e këtij fenomeni është fakti se gastronomët i kushtojnë më shumë rëndësi shijes së vakteve të tyre sesa vlerave të tyre ushqyese, prandaj shpesh bëjnë gatime me shumë kalori dhe karbohidrate.

 

  • Kjo rutinë do t’ju ndihmojë të jeni më të organizuar dhe krijues

Zakonet janë shumë të rëndësishme për suksesin në jetë.

Sa më shumë që gjërat në jetën tonë të bëhen rutinë, aq më shumë energji mendore na mbetet për t’u marrë me gjëra të tjera, por edhe për të krijuar ide të reja.

Nëse ju pëlqen të gatuani, ruajeni krijimtarinë tuaj gastronomike për darka gjatë ditëve të javës dhe drekave në fundjavë.

 

  • Mund t’ju kursejë edhe para

Gjasat janë të mëdha që të zgjidhni një vakt që nuk kushton shumë për mëngjesin tuaj të përditshëm, si p.sh., bollgur me fruta.

Kjo do t’ju kursejë shumë para, sepse nuk do të tundoheni më të provoni çdo mëngjes një produkt të ri, i cili përveçse është më i shtrenjtë se ç’duhet, sigurisht që nuk është shumë i shëndetshëm.