Megaoperacion në disa qytete, në pranga policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit

Policia e Shtetit dhe SPAK mbrëmjen  esë mërkurës kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit duke arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.

Operacioni i cili është shtrirë në disa qytete është zhvilluar në kuadër të dyshimit se të arrestuarit kanë lidhje me trafik të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni i Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, gjithahstu në lidhje me këtë operacion ka edhe shumë persona të tjerë të arrestuar.

Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.