Me traktorë në qendër të Madridit, fermerët vijojnë protestat

Qindra fermerë spanjollë vijojnë protestat duke vërshuar në qendër të Madridit me traktorë. Ata denoncojnë konkurrencën e pandershme nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Demonstruesit duke iu përgjigjur thirrjes së “Union de Uniones” u mblodhën në agim në komunitetet në rajonin e Madrid pas parullave me slogane që bënin thirrje për “çmime të drejta” për fermerët.

Krahas demonstratës në Madrid, tubime po organizohen edhe në qytete të tjera si Murcia dhe Malaga.

Fermerët spanjollë kanë protestuar vazhdimisht që nga 1 shkurti. Ato janë mirëpritur vazhdimisht nga Ministri i Bujqësisë Luis Planas, i cili është zotuar të mbrojë në Bruksel lehtësimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe të përmirësojë ligjin e zinxhirit ushqimor të Spanjës në mënyrë që fermerët të mos shesin prodhimet e tyre me humbje.

Komisioni Europian javët e fundit ka bërë lëshime për fermerët që kanë protestuar në shumë vende të Europës përpara zgjedhjeve europiane të qershorit.