
Me Gucci dhe Hermes, Melania Trump bëhet e gjallë dhe ja sa i kushton veshja
Melania Trump doli nga Trump Tower në New York të mërkurën plot me stil përpara festës së ditëlindjes së bashkëshortit të saj Donald Trump.
Ish-Zonja e Parë e shtëpisë së Bardhë u largua nga “kulla” e veshur me një fustan të bardhë stil këmishë nga marka Gucci qê ka kushtiar 3200 dollarë të shoqëruar me një çantë dore të bardhë nga marka luksoze, Hermès.
Flokët me po të njëjtat nuanca, me një valëzim të butë, dhe ato që mban gjithmonë, një palë syze dielli.
Në fotot e siguruara nga Page Six, zyrtarët e sigurisë shoqëruan Melaninë, 53 vjeç, dhe 17-vjeçarin Barron në një fuoristradë të zezë.
Dyshja nënë dhe bir mirëoresin ditëlindjen e 77-të të Donald Trump në Bedminster, N.J.
Nuk ka festë të madhe pasi Donald Trump e ka shprehur më parê që e urren tê festojë ditëlindjen.