Mbyllet zyrtarisht votimi, ja qytetet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve

Ora 19:00 shënoi mbylljen e orarit zyrtar të procesit të votimit për zgjedhjet lokale, ku qytetarët kanë votuar për krerët e 61 Bashkive dhe anëtarëve e Këshilleve Bashkiake. KQZ njofton se do votohet pas orës 19:00 vetëm për ata qytetarë që ende janë në radhë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në bashkitë e vendit.
Sipas shifrave të KQZ, deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%.

Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.

Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%.
Në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%.

Raportimet zyrtare për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 qendra votimi që janë në total.

Votues janë 694,836 nga plot 1,909,641 zgjedhës shqiptarë në listën e qendrave të votimit të raportuara.