
Mbyllet greva e kamionistëve në Korenë e Jugut
Ndërsa greva e kamionistëve në Korenë e Jugut hyri në javën e tretë të saj punonjësit zgjodhën që ta përfundonin këtë nisëm.
Arsyeja ishte e thjeshtë, nuk pati përparime në bisedime mbi kushtet e kërkuara dhe mbështetja popullore ndaj grevës ra.
Shumë biznese u përballën me vështirësi të mëdha me nisjen e grevës në 24 nëntor dhe 62% e kamionistëve votuan për ta anuluar grevën si rezultat.
Ky vendim erdhi edhe pas presionit të vazhdueshëm të qeverisë e cila shtoi presionin e saj duke lëshuar urdhër për rifillimin e punës.
Sjellja e qeverisë ishte tërësisht indiferente dhe punonjësit rrezikonin humbjen e vendit të punës, megjithatë ata janë zotuar që të vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre për sa i përket pagës minimale.
Vlerësimet paraprake të kësaj greve tregojnë se pati një humbje prej 2.66 miliardë dollarësh pas 12 ditëve të para të ndalimit të punës.
*TiboNews