
Mbahet ceremonia e varrimit të Papës Benedikti XVI
Me mijëra njerëz janë mbledhur këtë të enjte në Vatikan për të ndjekur nga afër ceremoninë kishtare të varrimit të Papës Emeritus Benedikti XVI.
Teologu gjerman i cili humbi jetën në natën e ndërrimit të viteve në moshën 95 vjeçare, ka bërë histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.
Ceremoninë e varrimit të tij e udhëhoqi Papa Françesku.
Gjatë ceremonisë, Papa Françesku, përmendi fjalët e fundit të Krishtit: “At, në duart tuaja ta dorëzoj shpirtin tim”.
Sipas autoriteteve, ceremoninë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e kanë ndjekur deri në 100.000 persona.
Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe.
Vetëm Italia dhe Gjermania ishin ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit u ftuan edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore.
Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.
*TiboNews