
Mazda do të shtojë investimet për makinat elektrike
Kompania e prodhimi të automjeteve Mazda zbuloi këtë të martë planin e saj të investimit prej 10.6 miliardë dollarësh për prodhimin e makinave elektrike.
Gjigandi japonez ka rritur tani më objektivin e tij të shitjeve për automjetet elektrike deri në 40% nga 25% që ishte më parë.
Planet e investimit për prodhimin e më shumë automjeteve elektrike nga Mazda vijnë pasi rivalët e saj si Toyota dhe Honda premtuan të njëjtën gjë.
Kompania ka raportuar se në këtë plan investimi përfshihen edhe marrëveshjet me partnerë të ndryshëm në prodhimin e baterive.
Mazda synon të prezantojë një sistem të ri hibrid dhe të përmirësojë efikasitetin në motorët e saj me djegie të brendshme.
Prodhuesi i automjeteve njoftoi se kishte rënë dakord të punonte me shtatë kompani për të zhvilluar dhe prodhuar së bashku njësi lëvizëse elektrike.
*TiboNews