AlbanianEnglish

Marinsi që vrau Bin Ladenin tregon sesi mund të ndalet Putin

Robert O’Neill ishte pjesë e njësisë speciale të Navy SEAL që vrau Osama bin Laden në vitin 2011 në Pakistan dhe u largua nga shërbimi pas 16 vitesh dhe 400 misionesh luftarake.

Veterani i dekoruar thotë sot se rusët në Ukrainë “po vdesin prej një njeriu që kërkon lavdi (Putinit)”. Në një intervistë për Daily Mail, O’Neil kritikoi SHBA-të dhe Perëndimin për mos reagim, duke nënkuptuar atë ushtarak. “Nuk mund ta mposhtni një të çmendur me armë bërthamore duke treguar dobësi. Është si të përpiqesh të ndalosh një pedofil nga oborri i shkollës duke e qetësuar. Fatkeqësisht, Rusia dhe Kina po qeshin me ne”, tha ai.

Ai u shpreh se politikanët si senatori amerikan Lindsey Graham nuk duhet të flasin për vrasjen e Putinit në TV, por thotë se nuk do ta kishte problem të gjente dikë në rrethin e ngushtë të Putinit në Kremlin, i cili do të shpëtonte nga Putini. O’Neill thotë se ai personalisht nuk besonte në sulmin, duke menduar se Putini vetëm po e detyronte NATO-n të shpenzonte para duke grumbulluar trupa në kufirin me Ukrainën. Sanksionet, vazhdon ai, po shkatërrojnë ekonominë ruse, por Perëndimi duhet të tregojë forcë, pasi gjërat po bëhen të përgjakshme.

O’Neill tregoi se shpreson se pushtimi do të arrijë në një pikë ku rusët do të “thyejnë qafën e tyre aq fort” sa Perëndimi dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje me Moskën duke u dhënë atyre një rrugëdalje.

“Shumica e ushtarëve nuk duan të jenë atje. Gjithçka po ndodh sepse një djalë në Kremlin po humbet lavdinë.” Ai thotë se nuk ka asnjë shans që SHBA-të t’i bëjë Putinit atë që i bënë Bin Ladenit duke e vrarë në një sulm të forcave SEAL. “Ne duhet të dimë se ku është dhe ta godasim me një sulm ajror. Duhet të kuptojmë se si të futemi në Rusi, si të mos na shohin dhe çfarë të bëjmë kur të zbarkojmë” u shpreh O’Neill.

You don't have permission to register