Makina futet mes turmës në Berlin, një viktimë dhe 30 të lënduar

Një sulm i frikshëm raportohet të ketë ndodhur në Berlin të Gjermanisë.

Raportohet për një viktimë dhe dhjetëra të plagosur, pasi një person me automjetin e tij ka përplasur turmën me njerëz pranë një kishe.

Shifrat mbeten ende të paqarta, pasi media amerikane CNN raporton për 30 persona të lënduar.

Automjeti është futur mes turmës së njerëzve të cilët ishin mbledhur jashtë Kishës Memorial Kaiser Wilhelm mëngjesin e kësaj të mërkure.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist, një aksident, apo një ngjarje të qëllimshme.

Sipas mediave, autori i sulmit është arrestuar nga policia gjermane.

*Tibo News.