
“Luleshtrydhe brune”, ngjyra e flokëve që s’do ta ndryshoni më asnjëherë
Keni në planet tuaja të ndryshoni ngjyrën e flokëve?! Gjejeni pak se cila ngjyrë është më trendi për momentin. Ajo quhet “luleshtrydhe brune” ku mbizotërojnë tonet e kafes, me pak rozë-të kuqe luleshtrydheje, pra një miks i të dyjave! Për të qenë më të qarta përshkruajeni si një miks i çokollatës dhe luleshtrydhes. Dëshironi pak frymëzim?
Epo Zendaya, Barbie Ferreira dhe Kendall Jenner e provuan para jush këtë ngjyrë flkokësh. Floku duket edhe më i shëndetshëm nga ç’mund të jetë vërtetë dhe ngjyra e pastër i përshtatet fiks sezonit që vjen.
Nuanca të tilla kanë tendencën ta bëjnë flokun të duket edhe me më shumë shkëlqim dhe më pak të dukshme majat e djegura. Këshillë nga ekspertët: Brunet natyrale që kanë ndërmend të lyejnë flokët, të mos konsiderojnë asnjë ngjyrë tjetër veç “luleshtrydhes brune”.