
Ligji “antitrust”, SHBA kërkon hetime të mëtejshme të Google
Ligji “antitrust”, SHBA kërkon hetimin e Google për dokumente të padeklaruara
Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili ka akuzuar Google për shkeljen e ligjit antitrust i kërkoi një gjyqtari të zbulonte se kompania ka abuzuar me përcaktimin e privilegjit avokat-klient për të shmangur dorëzimin e dokumenteve.
Ligjet antitrust është mbrojtja e konkurrencës kundër monopolit dhe sistemit ligjor.
Në një dosje gjyqësore, Departamenti i Drejtësisë kërkoi që Google të sanksionohej për krijimin e një programi “Communicate-with-Care” që trajnon punëtorët të përfshijnë një avokat dhe një kërkesë për këshilla kur shkruajnë për çështje delikate biznesi.
Departamenti i Drejtësisë tha se duke e ditur lojën, këshilltari i brendshëm i përfshirë në email -et “Communicate-with-Care” nuk përgjigjet fare
Një zyrtar i Google tha se kompania i kishte dhënë qeverisë më shumë se 4 milionë dokumente.
“Ekipet tona kanë punuar me ndërgjegje për vite për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe proceseve gjyqësore, dhe sugjerimet për të kundërtën janë krejtësisht të gabuara,” deklaroj Google.
Departamenti i Drejtësisë i kërkoi gjykatësit të qarkut të zhvillonte një seancë dëgjimore për të diskutuar këtë çështje.
Departamenti i Drejtësisë ngriti padi kundër Google në vitin 2020, ndërsa gjyqi pritet në shtator 2023.