
Liderët e “Ballkanit të Hapur” pritet të vendosin nëse do të shkojnë në Samitin e BE-së
Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. Vuçiç tha se pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.