
Letrat e dashurisë që çifti Clooney nuk heq dorë
George Clooney dhe gruaja e tij Amal ende i shkruajnë letra dashurie njëri-tjetrit.
Aktori i “Ticket to Paradise” ka kujtuar sesi agjenti i tij i tha se do të martohej me avokaten 44-vjeçare sapo e takoi atë në vitin 2013, dhe megjithëse ylli 61-vjeçar fillimisht ishte skeptik, dyshja u dashurua shpejt.
Duke u shfaqur në The Drew Barrymore Show, ai tha: “Epo është qesharake që ajo erdhi në shtëpinë në Como me një shoqen e saj dhe menjëherë u ndjeva ndryshe… Dhe agjenti im, me tha se unë do të martohesha me të… unë i thashë që ti je një idiot, se kjo gjë nuk do të ndodhte. Por ja që unë kisha Amal-in përballe dhe bashkë qëndruam gjithë natën duke folur. Ditë pas dite, filluam duke i shkruar njëri tjetrit letra.
George Clooney thotë se preferon më shumë lapsin dhe një letër, sesa një mesazh digjital, e sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë. Letrat ia lënë njëri tjetrit zakonisht poshtë jastëkut.
Ai u martua me Amal në vitin 2014, dhe mesa duket agjenti paska pasur shumë….. të drejtë.
*Tibo News