Kurti në CNN: Kosova është më e pavarur se Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur në një intervistë për CNN International ku ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë,  duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.

Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas atij në Ukrainë. Ai ka theksuar se Kosova është më e pavarur se Serbia, meqë ajo është e varur nga Rusia.