Kurti: Beogradi kërkon të krijojë një Serbi të Madhe në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për italianen La Stampa ka thënë se nga Ukraina në Kosovë, “Armiku është i njëjti: Vladimir Putin. “Serbia ka marrëveshje me Kremlinin për të destabilizuar Rajonin. Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë është edhe këtu, në Ballkan”, tha ai.

“Beogradi dëshiron sërish Serbinë e Madhe, dëshiron Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, dëshiron të transformojë Malin e Zi në Ukrainë dhe dëshiron të na e marrë veriun e Kosovës. Serbia dëshiron të jetë Rusia e vogël në Ballkan.”