Kujdes nga gripi i syrit, ja simptomat

Në Shqipëri po qarkullon masivisht gripi i syrit, për shkak të qarkullimit të viruseve të tjera si dhe stinës në të cilën ndodhemi. Sipas mjekëve okulistë, 21 raste me konjuktivit viral po paraqiten vetëm gjatë një jave.

Por ky virus kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar dhe mund të shkaktojë probleme deri tek shikimi.

Gripi i syrit po përhapet më shumë tek grupmosha e fëmijëve që janë në çerdhe dhe kopshte. Por mjekët këshillojnë dhe prindërit që të tregohet kujdes pasi është një virus ngjitës.

Gripi i syrit tek fëmijët shfaqet me lot të shtuar, skuqje të së bardhës së syrit si dhe një enjtje tek kapakët e syrit ndërsa në raste të rralla edhe me një gjendër pranë veshit. Nëse keni këto shenja, ju rekomandojmë kontakt me specialistët që të kapet në kohë dhe për të shmangur komplikacionet me shikimin.