Kualifikimi i mësuesve vendoset më 29 Prill në Tiranë

Ministria e Arsimit ka bërë publike udhëzimin dhe procedurat e reja për kulifikimin e mësuesve.

Drejtorja e Kurrikulave dhe Kualifikimit , bëri me dije se Provimi për kategorinë  e dytë dhe të tretë do të zhvillohet më 29 prill, orët mësimore të hapura më pas do të zhvillohen sipas një kalendari.

Mësuesit të cilët kanë 20 vitë përvojë pune nuk do t’i nënshtrohen testit si pjesa tjetër e arsimtarëve.

Në vitet e mëparshme rezultate më të dobëta në kualifikim kanë patur mësuesit e rinj.

Vlerësimi në total ka 100 pikë, 30 i kanë nga portofoli ndërsa 70 pikë i marrin nga testi ose ora e hapur.

Testin të gjithë mësuesit do ta zhvillojnë në Tiranë.

Në bazë të kategorive të kulfikimit mësuesit përfitojnë rritje të pagës.

*Tibo News