Kriza në Lindjen e Mesme, SHBA njofton sanksionet e para

SHBA ka njoftuar raundin e parë të sanksioneve sipas urdhrit të ri ekzekutiv të Joe Biden që synon kolonët e dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor.

Përafërsisht 500,000 kolonë hebrenj jetojnë tani në Bregun Perëndimor.

Sanksionet synojnë katër individë të akuzuar për ushtrim të drejtpërdrejtë të dhunës ose frikësimit në Bregun Perëndimor. Këtu përfshihen personat e akuzuar për fillimin dhe udhëheqjen e trazirave; djegien e ndërtesave, arave dhe automjeteve; sulmi ndaj civilëve; dhe dëmtimi i pronës.

Ndërsa urdhri nuk pritet të adresojë situatën në Gaza, ai do të shënojë një nga veprimet më të rëndësishme që Biden ka ndërmarrë për të kritikuar Izraelin që nga fillimi i luftës.

Ndërsa situata humanitare në Gaza shkon në spirale, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRËA) paralajmëron se ka të ngjarë të duhet të ndalojë punën e saj në të gjithë Lindjen e Mesme deri në fund të shkurtit. Gati 20 qeveri kanë pezulluar 440 milionë dollarë financime për organizatën për akuzat se disa nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.