
Krishtlindjet sollën rritje të konsumit në Britani
Periudha e festave të fund vitit dhe Krishtlindjet sollën rritje të konsumit në Britaninë e Madhe.
Pas dy viteve të bllokuar nga pandemia qytetarët kanë shpenzuar më shumë në blerjet e tyre në supermarkete.
Këto janë të dhënat që vijnë nga tri supermarketet kryesore që tregojnë se familjet organizuan mbrëmje më të mëdha pas dy vitesh kufizime nga pandemia e Covid-19.
Shumica e qytetarëve britanik zgjodhën të festonin në shtëpi Krishtlindjet të rrethuar nga familjarë të tyre.
Dy grupet e supermarketeve më të mëdha në Britani raportuan rritje të fitimit me 7.2% dhe 5.9%.
Kërkesa për gjelat e detit ndihmoi në arritjen e pjesës më të lartë të ndonjëherë të tregut ushqimor, me një rritje të shitjeve të ushqimeve të ngjashme me 6.3%.
Ekonomia britanike ndodhet në tranzicion dhe inflacioni mbetet ende i lartë atje duke qëndruar në nivelin 11%.
*TiboNews