Kraja: SPAK po bën hetime shumë të rëndësishme

Kreu i Strukturës së Posaçme, Arben Kraja ka premtuar më shumë rezultate nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që vendi ka nisur rrugën e anëtarësimit pas çeljes së negociatave. Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, Kraja kërkoi ndihmën e BE dhe u zotua se do të jenë bashkëpunues për të përmbushur objektivat që duhen arritur.

Ndër të tjera, kreu i SPAK theksoi se situata e kriminalitetit në vend kërkon reagim të fuqishëm. Ai tha se ka shumë hetime të rëndësishme në vijim.