KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Garunja.Vendimi është dhënë të martën nga trupi gjykues i kryesuar nga Roland llia, Etleda Çiftja relatore dhe Pamela Qirko anëtare. 513 vendime ka dhënë shkalla e parë e vetingut për gjyqtarë dhe prokurorë në 4 vite.199 prokurorë dhe gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë, ndërsa 191 janë shkarkuar nga detyra.

Por të tjerë gjyqtarë e prokurorë janë larguar vetë nga sistemi.