Kosova ofron paketë ndihme për çdo familje

Qeveria e Kosovës ka prezantuar paketa mbështetjeje për familjet në Kosovë, për të përballuar rritjen e çmimeve. Kosova do të dyfishojë asistencën sociale për muajin prill, do të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët, si edhe çdo qytetari të punësuar në Kosovë, në shtet apo privat. Gjithashtu, nga 100 euro do të ndahen edhe për studentët e Kosovës në muajin prill.

Lajmin e bëri të ditur qeveria e Kosovës gjatë një konference për mediat mëngjesin e sotëm. Po ashtu, në mbledhjen e ardhshme që mbahet nesër do të miratohet ligji për pagën minimale ku do të vendoset për pagën minimale bruto 264, apo neto 250, ndërsa do të hiqet edhe tatimi.