Kosova akuzon Rusinë mbi trazirat në veri

Qeveria e Kosovës ka akuzuar fqinjin  e saj Serbinë mbi dhunën në veri të vendit duke thënë se Beogradi zyrtar po vepron nën ndikimin e Rusisë.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar mbi atë çfarë po ndodh në veri të Kosovës teksa kanë cituar se mes këtyre trazirave një pakicë e vogël etnike Serbe jeton atje.

Që prej 10 dhjetorit në kufirin mes dy vendeve janë vendosur barrikada teksa ka pasur të shtëna edhe mes trupave të policisë.

Tensionet vijojnë të shtohen teksa të hënën Serbia njoftoi se po vendos ushtrinë e saj në nivelin më të lartë të gatishmërisë nën arsyetimin se ata kanë frikë se Kosova do të sulmojë serbët etnikë.

Ministri i mbrojtjes së Serbisë ka takuar trupat e vendosura pranë kufirit të tyre.

Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës në fund të viteve 1990.

NATO tani ka mbi 3700 paqeruajtës në Kosovë dhe ka thënë se do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në vend.