Kosova, 14 vjet shtet i pavarur

14 vite nga shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në botë, Kosovës!

Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008 deklarata e pavarësisë së Kosovës u nëshkrua nga 109 deputetë. Ndër të parët që e nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe propozimin e tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës”.

Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj. Sot, 116 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Me shpalljen e pavarësisë u prezantua për herë të parë flamuri i Republikës së Kosovës.

Yjet e bardhë në flamur simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë pasurinë e Kosovës, e ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

Lufta për liri e shqiptarëve të Kosovës i ka fillesat në vitin 1991. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, lufta shpërtheu në Kroaci, pastaj në Bosnjë e Hercegovinë, më pas u përhap edhe në Kosovë. Lufta la të vdekur rreth 13 mijë kosovarë, nga të cilët mbi tetë mijë ishin shqiptarë, ndërkohë që mbi një milion kosovarë të grupeve të ndryshme etnike, nga të cilët 800 mijë shqiptarë, braktisën shtëpitë.

Në kohë kur përparuan sulmet e UÇK-së në Kosovë, në Rambuje (Rambouillet) dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999-tës NATO bombardoi Jugosllavinë duke e detyruar Millosheviqin të tërheqë forcat nga Kosova.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës vazhduan edhe në intervale kohore të ndryshme që nga periudha e luftës në Kosovë.
Kriza e parë e përmasave më të mëdha pas luftës ishte e vitit 2004 , e quajtur si “Trazirat e Marsit”.

19 persona humbën jetën, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, kurse qindra të tjerë u plagosën.

Në raportin e vitit 2005 nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, u rekomandua fillimi i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.
Dy vite më pas, në 2007-ën, përfaqësuesi i Kosovës në Kombet e Bashkuara i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin në të cilin thuhej se Kosova duhet të jetë e pavarur.

Por Serbia e refuzoi këtë, duke rekomanduar “autonomi të mbikëqyrur”.
Pas shpalljes së pavarasisë, Serbia e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ankesën e saj për shpalljen e pavarësisë, por mori përgjigjen se Pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Krimet e luftës në Kosovë quan pëpara drejtësisë presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviç, e cila u akuzua edhe për luftën në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë. Disa muaj përpara se të gjykohej në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës u gjet i vdekur më 11 mars 2006.

Ndërkohë që prej nëntorit të vitit 2020 janë arrestuar ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Vesili dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ato po përballlen në Gjykatën e Hagës me akuzat për krime lufte.