
Korriku me më pak aksidente rrugore
Muaji Korrik ka shënuar një ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në vendin tonë.
Instituti i Statistiave publikoi të enjten bilancin e aksidenteve përgjatë 30 ditëve të muajit të kaluar, ku rezulton se janë shënuar 105 aksidente rrugore, nga 114 të shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Instat në harkun kohor të 30 ditëve numri i aksidenteve është ulur me 7.9%, ndonëse 6 persona kanë humbur jetën.
*Tibo News