Koreja e Veriut teston sistemin e armëve bërthamore nënujore

Koreja e Veriut ka kryer një test të një sistemi të armëve bërthamore nënujore në përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë.Testi i sistemit “Haeil-5-23”, një emër që Koreja e Veriut i ka dhënë dronëve të saj të sulmit nënujorë me aftësi bërthamore, u krye nga grupi i ekspertëve i ministrisë së mbrojtjes në ujërat në brigjet e saj lindore.

Stërvitjeve nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio përbëjnë një “kërcënim serioz të sigurisë” për Korenë e Veriut, tha ministria e mbrojtjes.