Konkurrenca detyron Teslën të ulë prodhimin e makinave në Kinë

Fabrika e Teslës në Shangai nuk po punon me kapacitet të plotë, pavarësisht përmirësimeve të fundit të kushteve.

Konkurrenca po shtohet në sektorin e makinave elektrike, gjë që ka detyruar Teslën të rishikojë të gjitha fabrikat e saj për të shtuar prodhimin. Por kjo politikë nuk po zbatohet ngjashëm në Kinë, përkundrazi.

Shanghai është tregu i dytë më i madh i Teslës, kështu që vendimi për të prodhuar më pak makina atje, i marrë nga selia qendrore e kompanisë së Elon Musk duket i pazakontë.

Që kur u hap në vitin 2019, uzina e Shangait ka pasur si objektiv prodhimin e 22,000 makinash në javë. Por ky objektiv nuk është arritur asnjëherë dhe tanimë është rishikuar me 1,500 makina më pak.

Burime i thanë agjencisë Reuters se ky vendim nuk ka pasur arsyetime bindëse, por që ishte me shifra më të ulëta nga pritshmëritë.

Shitjet e Teslës në Kinë u rritën gati 60% në tetë muajt e parë të vitit 2022, sipas shifrave zyrtare të Pekinit.

Megjithatë, ky ritëm është relativisht i dobët krahasuar me tregun e përgjithshëm për makinat elektrike, që gjatë së njëjtës periudhë ka parë dyfishim të shitjeve.

Ekspertët thonë se rritja e çmimit të karburanteve dhe konkurrenca në rritje mes prodhuesve të makinave elektrike pritet të përshkallëzojë luftën në treg.

*Tibo News.