Konfirmohen 11 raste fruthi në Shqipëri

Në Shqipëri janë konfirmuar 11 rastet e para të fruthit. Lajmi vjen pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit.

Mësohet se nga fruthi janë prekur 11 fëmijë, konkretisht në Tiranë dhe Durrës.

Sipas mjekëve epidemiologë kemi të bëjmë me shpërthim të fruthit, dhe kjo pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta.